Misioni ynë
Mbrojmë njerëzit. Forcojmë biznesin.
Për ESAFE, siguria nuk është thjesht një kërkesë ligjore. Është një sistem pune që mbron jetën, reputacionin dhe vazhdimësinë e çdo organizate.
Ne punojmë pranë drejtuesve dhe ekipeve operative për t’i kthyer standardet në rutina të qarta: përgjegjësi të përcaktuara, kontrolle të verifikueshme dhe vendime të mbështetura në të dhëna.

Përvoja
Nga projektet kombëtare te ESAFE
Ekspertiza jonë është formuar në kantieret e rrugëve dhe urave kombëtare, në sektorin e naftës, projektin TAP, Hidrocentralin e Devollit, parqet fotovoltaike dhe industrinë e automobilave dhe atë prodhuese.
Në vitin 2019, ekspertiza në fushën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë u konsolidua në një departament të dedikuar HSE brenda kompanisë multidisiplinore OSS. Ky departament u zhvillua ndër vite nga një staf profesionistësh me mbi 17 vite përvojë në terren, të fituar në disa prej projekteve më të mëdha infrastrukturore, energjetike dhe industriale në Shqipëri. Me zgjerimin e aktivitetit dhe nevojën për një fokus ekskluziv në fushën e sigurisë, në vitin 2026 departamenti HSE i OSS u transformua në një kompani të pavarur, duke krijuar ESAFE sh.p.k. Ky tranzicion ruajti të njëjtin staf, përvojën e konsoliduar dhe standardet profesionale, tashmë nën një strukturë tërësisht të dedikuar ndaj shërbimeve HSE.
Si punojmë
Një metodë e qartë, nga terreni te rezultati.
- 01Vëzhgojmë
Proceset, rreziqet dhe sjelljet reale në vendin e punës.
- 02Projektojmë
Masa, procedura dhe trajnime të përshtatura për organizatën.
- 03Zbatojmë
Mbështetje në terren, dokumentim dhe përgjegjësi të qarta.
- 04Verifikojmë
Matje, auditim dhe përmirësim i vazhdueshëm.

EN